BE miraton 100 milionë eurot e premtuara për programin e rindërtimit

Nga Exit News
BE miraton 100 milionë eurot e premtuara për programin e rindërtimit

Komisioni Evropian miratoi pakëtën prej 100 milionë euro në ndihmë të përballimit të pasojave pas tërmetit. Fondi ju premtua Shqipërisë nga BE-ja përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt, raporton European Western Balkans.

100 milionë euro janë pjesë e marrëveshjes së KE-së për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit, të nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Ndihma prej 15 milionë eurosh u premtua nga Komisioni Europian që në dhjetor 2019, ndërsa 100 milionë euro të tjera u njoftuan përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve.

“Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milion eurosh, Bashkimi Evropian po tregon angazhimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu si ne po mbështesim gjithashtu vendin për të adresuar pasojat e krizës COVID-19. Ne kemi bërë premtimin tonë për t’i qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe kemi theksuar mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”, deklaroi Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi.

I gjithë procesi i ndërtimit do të ndjekë parimin “Ndërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi me qëllim uljen e rrezikut, duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Gjithashtu ndërtimet do të bëhen sipas parimti të përmirësimit në efikasitetin e energjisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>