BE miraton paketën prej 500 miliardë eurosh për vendet e prekura nga Covid-19

Nga Exit News
BE miraton paketën prej 500 miliardë eurosh për vendet e prekura nga Covid-19

Bashkimi Europian do të japë 500 miliardë euro ndihmë për vendet e goditura më rëndë nga pandemia e Covid-19.

Vendimi u mor mbrëmjen e 9 prillit, pasi kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të largohet nga BE-ja në rast se kjo e fundit nuk e ndihmon.

Ministrat e financave të BE, në një video konferencë nënshkruan marrëveshjen, pasi Hollanda zhvendosi kërkesën e saj për “mbikëqyrje ekonomike” të vendeve që do të përfitojnë ndihma.

Arritja e kësaj marrëveshjeje do të qetësojë – të paktën tani për tani – shqetësimet se BE-ja ishte e paaftë të bashkohej në një strategji të përbashkët në situata urgjente.

Në shenjë lehtësimi, ministrat shpërthyen në duartrokitje pasi u arrit konsensusi.

“Sot ramë dakord për tre rrjeta sigurie dhe një plan për rimëkëmbjen për t’u siguruar që të rritemi së bashku dhe kriza të mbetet pas nesh,” u tha gazetarëve Mario Centeno, ministri Portugez i Financave që drejton të ashtuquajturat takime të Eurogroup.

Ky plan financiar pritet të ndalojë ose të ketë një efekt zbutës në atë që ekspertët kanë parashikuar të jetë reçesioni ekonomik më i madh i njohur deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>