
Rregullatori i ilaçeve në Evropë, EMA të premten miratoi përdorimin e vaksinës antiCovid, Pfizer për fëmijë të moshës 12 vjeç deri në 15 vjeç, duke ndjekur vendimin e SHBA-ve dhe Kanadës. Vaksina tashmë është duke u përdorur në Bashkimin Evropian për fëmijët e moshës 16 vjeç e lart.
EMA tha se duhen dy doza në grupmoshën 12-15 vjeç dhe duhet të administrohen me një interval prej të paktën tre javësh. Tani u takon shteteve individuale të BE-së të vendosin nëse dhe kur t’u ofrojnë vaksinën adoleshentëve, shtoi ai.
Vaksinim i të rinjve në vendet e pasura ndërsa shumë pjesë të botës presin doza për njerëz të moshuar dhe grupet e prekshme ka ngritur shqetësime.
Pfizer dhe BioNTech në mars zbuluan të dhënat e provave që tregojnë se vaksina e tyre ofronte mbrojtje 100% kundër sëmundjes infektive në një test me 2,260 adoleshentë të moshës 12 deri në 15 vjeç.