BE mund të ndalojë eksportin e vaksinës AstraZeneca jashtë Evropës

Nga Exit News
BE mund të ndalojë eksportin e vaksinës AstraZeneca jashtë Evropës

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar pezullimin e eksporti të vaksinës kundër Covid19 të prodhuar nga kompania britanike Astar Zeneca, nëse nuk plotësohet kontrata e lidhur me BE-në.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh për median të shtunën se:

“Ne mund të ndalojmë eksportin e vaksinës së Astra Zeneca. Ky është mesazhi për AstraZeneca: Ju së pari duhet te përmbushnin kontratën tuaj me Evropën para se të filloni të dorëzoni në vendet e tjera”.

Ajo tha se kompania kishte shpërndarë vetëm 30 përqind të sasisë së rënë dakord të vaksinave në tremujorin e parë. Von der Leyen njoftoi se  Komisioni i BE po shqyrton kërkesat e reja të eksportit për vaksinat AstraZeneca.

Von der Leyen tha se kontrata midis BE dhe AstraZeneca përcakton qartë se sa vaksina duhet të marrë BE nga AstraZeneca. “Ne nuk morëm asgjë nga Britanikët ndërsa u dhamë vaksina atyre”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>