BE ndalon udhëtimet jo të domosdoshme me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
BE ndalon udhëtimet jo të domosdoshme me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të ndalojë udhëtimet jo të domosdoshme me 6 vende të botës: Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Izraelin, Libanin dhe SHBA-të.

Sipas burimeve diplomatike të Reuters, BE do të këshillojë vendet të ndalojnë udhëtimet jo të domosdoshme nga këto vende për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 javët e fundit.

Në qershor shumica e vendeve të BE-së i hapën kufijtë për turistët e këtyre vendeve me detyrimin e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, testit serologjik ose testit të Covid-19.

SHBA-të kanë raportuar 169 mijë raste në 24 orët e fundit, ndërsa Izraeli mbi 8 000 raste në 24 orë.

Kosova raportoi 1800 raste të shtunën, dhe qeveria vendosi të hënën masa shtesë kufizuese dhe shtyrjen e nisjes vitit shkollor.

Mali i Zi raportoi më 27 gusht mbi 7 mijë raste active me Covid-19, ndërsa Maqedonia e Veriut raporti të hënën 14 360 raste aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>