BE ndërmjetëson marrëveshjen për krizën politike në Gjeorgji

Nga Exit News
BE ndërmjetëson marrëveshjen për krizën politike në Gjeorgji

Diplomatët evropianë përfunduan të hënën ndërmjetësimin e një marrëveshje mes partive politike në Gjeorgji, informoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjeorgjia u gjend në një krizë politike tetorin e kaluar, kur shumica fitoi zgjedhjet parlamentare.

Opozita akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe kriza u thellua kur kreu i Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar, Nika Melia, u arrestua.

Vendi u përball me protesta, të cilat në shkurt sollën dorëheqjen e kryeministrit.

Në një postim në Twitter Michel falenderoi liderat politik gjeorgjian, për shkak se “vendosët interesat e njerëzve në radhë të parë dhe lejuat të mbizotëronte demokracia.

Ndërkohë, në ceremoninë e nënshkrimit Michel shtoi:

Më shumë se kurrë, jam i bindur që qytetarët gjeorgjianë mbështeten tek ju që të përqendroheni në sfidat e ngutshme me të cilat po përballet Gjeorgjia – ekonomia, pandemia Covid-19 dhe rënia e saj, reformat në sferën e shtetit të së drejtës dhe gjyqësorin, si dhe sfidat rajonale.”

Presidenti i KE e quajti marrëveshjen të rëndesishme për rajonin, për shkak të  konflikteve në Krime dhe Nagorno-Karabakh.

Ai nuk la pa përmendur me shqetësim, rritjen e pranisë ushtarake ruse në Ukrahinën lindore.

Michel u shpreh i kënaqur për marrëveshjen e arritur.

Mënyra se si ju e keni adresuar krizën sot është veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst rajonal. Është një mënyrë me të vërtetë evropiane për zgjidhjen e krizës,” përfundoi Michel.

LEXO  KED përjashton 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme