BE nuk do të presë pafund për përfundimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë

Nga Exit News
BE nuk do të presë pafund për përfundimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë

Bashkimi Evropian nuk do të pranojë shtyrje pafund të përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi, pavarësisht se nuk ka një datë të caktuar për përfundimin e tyre, tha zëdhënësi i BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurin Peter Stano, raportoi European Western Balkans.

Ai theksoi se e rëndësishme është arritja e një marrëveshje të mbështetur në ligj dhe të gjithëpranuar. Si dhe nuk komentoi deklaratën e Kosovës se nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje derisa Serbia të njohë Kosovën.

Stano theksoi se BE ka dëtyrën të lehtësojë marrëveshjen mes dy vendeve, pa caktuar afate apo zgjidhje.

“Interesi i BE-së është të ndihmojë të dyja palët të arrijnë një marrëveshje të përbashkët dhe ligjore mbi normalizimin e marrëdhënieve, dhe koha për të arritur deri tek kjo marrëveshje është në dorë të Serbisë dhe Kosovës”, përfundoi Stano.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>