BE nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Nga Exit News
BE nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian nuk e njeh Alexander Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha kryediplomati, të martën.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t’i dhënë fund represionit të dhunshëm që po ndodh në Bjellorusi pas zgjedhjeve, të cilat ne nuk i konsiderojmë të drejta”, tha Josep Borrell, kryediplomati i BE-së, sipas Politico.eu.

Lukashenko, i cili ka qënë në pushtet për 26 vite, shpalli fitoren pas zgjedhjeve të debatuara të 9 gushtit, duke shkaktuar protesta masive, arrestime dhe dhunë.

Vendet e BE-së kanë vendosur sanksione ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, dhe u shprehën se nuk i njohin zgjedhjet në Bjellorusi.

Deri më tani BE ka identifikuar 30 persona përgjegjës për dhunën në Bjellorusi, ndaj ët cilëve janë vendosur sanksione.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>