BE nuk e njeh Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë

Nga Exit News
BE nuk e njeh Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë

Bashkimi Europian nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell ka deklaruar, të martën, para Parlamentit Europian, se:

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë.”

Borrell tha se më shumë se 7,500 protestues paqësorë janë arrestuar dhe 500 raste dhune janë regjistruar.

Lukashenko është përballur me protesta të mëdha që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, kur me një proces të dyshimtë votimi dhe numërimi, shpalli veten fitues të zgjedhjeve.

BE ka thënë tashmë se nuk e njeh rizgjedhjen e Lukashenkos si të ligjshëm dhe është në procesin e përgatitjes së sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për manipulimin e votës dhe ushtrimin e dhunës kundër protestuesve.

Por diplomatët thonë se sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë po bllokohen nga Qipro, e cila po kërkon masa ndaj Turqisë së pari në një mosmarrëveshje rreth shpimit të gazit natyror në Mesdheun lindor.

Borrell tha se besueshmëria e BE ishte në rrezik dhe u kërkoi vendeve anëtare të kalojnë sanksionet – të cilave u duhet një votim unanim – përpara samitit të tyre në Bruksel në fund të javës së ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>