BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë, hapje graduale për 15 vende të tjera

Nga Exit News
BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë, hapje graduale për 15 vende të tjera

Këshilli Evropian ka vendosur hapjen e kufijve të BE-së për udhëtime jo të domosdoshme me 15 vende të botës, duke nisur nga 1 korriku. BE mbetet e mbyllur për udhëtarët nga Shqipëria.

Vende e përfshira në rekomandimin e KE-së, të miratuar sot, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Korea e Jugut, Tajland, Tunizia, Uruguai, dhe Kina.

Nga ky rekomandim përjashtohen qytetarët e BE-së dhe familjarët e tyre, rezidentët afatgjatë në BE, udhëtarët me një funksion të rëndësishëm

Qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marino dhe Vatikanit do të konsiderohen si shtetat të BE-së për shkak të këtij rekomandimi.

Gjithashtu në këtë rekomandim përfshihen edhe vendet e zonës shengen si Islanda, Zvicra, Liktenshtajni dhe Norvegjia. Në rastin e Kinës, udhëtimet mund të nisin edhe përpara 1 korrikut për aq kohë sa Pekini aplikon kushtin e “reciprocitetit”.

Ndërkohë, BE ka ndaluar hyrjen e qytetarëve amerikanë, për të cilët vendimi do të merret më 1 korrik nga Komisioni Evropian.

Lista me vendet e lejuara do të rifreskohet çdo 2 javë, sipas zhvillimeve epidemiologjike të vendeve. Këto kritere janë:

Numri i rasteve të reja Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë afër ose poshtë mesatares evropiane.

Trend zbritës ose i qendrueshëm i rasteve të reja në krahasim me 14 ditë përpara vendimit.

Masat e përgjithshme të zbatuara nga qeveria.

Vendet nuk mund të hapin kufirin me vende të treta pa u koordinuar me BE-në. Lista do të rifreskohet çdo javë pas një vlerësimi të përgjithshëm për çdo vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>