
Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të njohë Aleksandër Lukashenkon si president të Bjellorusisë, edhe pas ceremonisë së betimit, të mbajtur të mërkurën, sipas njoftimit për shtyp të BE-së, të publikuar të enjten.
Bashkimi Evropian u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe demokratike. Ata nuk e njohin rezultatin e dalë prej tyre.
Inagurimi i tij bien në kundërshtim me vullnetin e popullit të Bjellorusisë, u shpreh shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borrell.
Ceremonia e betimit e Lukashenkos u krye në fshehtësi, të mërkurën duke ngjallur protesta të reja në Bjellorusi.