Bashkimi Europian ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë të reformohet për të marrë më shumë kompetenca në menaxhimin e pandemive dhe ekspozimin e mungesave në sistemet shëndetësore të vendeve anëtare.
Deklaratat u bënë gjatë një video conference të ministrave të shëndetësisë në Bashkimin Europian, të cilët mbështetën një document të BE-së mbi reformimin e OBSH-së, për të rritur burimet dhe fuqinë e saj.
Ky propozim fillimisht erdhi pas kritikave ndaj Kinës dhe shteteve të tjera, për mos deklarim të saktë të informacioneve mbi situatën epidemiologjike të shkaktuar nga Covid-19 në vendet e tyre.
Draft-dokumenti i BE-së, që do të përfaqësojë pozicionin e unionit në asamblenë e OBSH-së që mbahet në mes të muajit nëntor, nxit Organizatën e Kombeve të Bashkuara të bëjë kontrollojë dhe tregojë publikisht nëse vendet anëtare të Organizatës po e respektojnë detyrimin e tyre për të ndarë informacionin mbi krizën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi.
Dokumenti kërkon gjithashtu që vendet anëtarë në OBSH të lejojnë vlerësime në terren të epidemiologëve të pavarur.