BE organizon fluturime ‘charter’ për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm me të shkuar kriminale

BE organizon fluturime ‘charter’ për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm me të shkuar kriminale

Gjatë vitit 2017 vendet anëtare të BE-së kanë organizuar 53 fluturime speciale për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm me rekorde kriminale me prejardhje nga Shqipëria, Afganistani, Nigeria, dhe Republika Demokratike e Kongos. Në vitin 2017, 283 emigrantë janë riatdhesuar përmes këtyre fluturimeve. Kështu shkruan media belge “The Brussels Times”.

Fluturimet carter organizohen kryesisht për individët të cilët nuk mund të riatdhesohen përmes fluturimeve normale, sepse ato janë të dhunshëm, kanë kryer krime ose nuk pranojnë të kthehen në vendin e tyre.

Sipas kësaj medie, Sekretari belg i Shtetit për Azil dhe Emigracion, Theo Francken kishte lajmëruar që në fillim të 2017 se çdo muaj do të kishte katër fluturime speciale për riatdhesimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm, të cilët nuk donin të ktheheshin në vendin e tyre apo kishin rekorde kriminale.

Në vitin 2016, u organizuan 39 fluturime dhe u riatdhesuan 201 emigrantë të paligjshëm ose me rekorde kriminale. Dhe në vitin 2015 u organzuan 25 fluturime për riatdhesimin e 154 individë të tillë.

80 për qind e kostove të këtyre fluturimeve paguhen nga Frontex, Agjensia Evropiane e Kufirit. Vendet anëtare të BE-së mund të përdorin një fluturim të përbashkët për personat që duhet të riatdhesohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>