Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përshendeti hapjen e garës për Gjykatë Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan:
“Mirëpres hapjen e procedurave për 2 vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Thelbësore që të gjithë autoritetet e shqiptare të mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian përpara konferencës ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit.”
Kjo deklaratë u mbështet edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili e konsideroi ngritjen e GJK si thelbësore dhe i bëri thirrje magjistrantëve, avokatëve dhe juristëve të aplikojnë për këto vende.