BE planifikon të forcojë luftën kundër abuzimit seksual të të miturve

Nga Exit News
BE planifikon të forcojë luftën kundër abuzimit seksual të të miturve

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash për të luftuar më mirë abuzimin seksual ndaj fëmijëve.

Lajmin e bëri të ditur eurokomisionerja e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson, në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt.

Paketa e masave përmban një strategji të plotë për të luftuar në mënyrë efektive kundër abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, përfshi dhe ndryshimet e nevojshme ligjore.

Për shkak të pandemisë dhe masave të ndalimit të qarkullimit, shumë abuzues kanë kërkuar më shumë në internet materiale pornografike me të mitur.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kërkesa në internet për materiale me abuzime seksuale të fëmijëve është rritur me 30 përqind në disa shtete anëtare,” tha Johansson.

Këto zbulime kanë nxitur eurokomisionerët që të marrin masa ligjore për ta luftuar abuzimin me të miturit.

Plani i ri, për të cilin Johansson tha se do të paraqitej “së shpejti” në Komisionin Europian do të përfshijë krijimin e një qendre të re të BE-së për të ndihmuar shtetet anëtare “të hetojnë, parandalojnë dhe luftojnë abuzimin seksual ndaj fëmijëve” dhe të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit ndërkufitar për të dhënat e abuzuesve.

Probleme me abuzimin seksual të të miturve janë vë rë kohët e fundit dhe në Shqipëri, me të paktën 2 raste të bëra publike së fundmi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>