BE prezanton projektin 5.5 milion € për luftimin e krimit të organizuar në Shqipëri

BE prezanton projektin 5.5 milion € për luftimin e krimit të organizuar në Shqipëri

Të martën ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, prezantoi projektin prej 5.5 milion € për luftimin e krimit të organizuar në vend.

Projekti financohet nga BE dhe do të zbatohet përmes FIIAPP, një agjensi e Ministrisë së Jashtme spajolle.

Palë të tjera mbështetëse janë edhe qeveritë e Italisë dhe Hollandës.

Projekti tenton të përmirësojë luftën ndaj krimit të organizuar përmes investigimeve financiare proaktive dhe bazuar në informacione të siguruar përmes shërbimeve të inteligjencës.

Në fjalën e tij ambasadori tha se qëllimi i krimit të organizuar ishte paraja dhe vetëm investigimet e bazuara në teknologjinë e fundit mund t’i privonin ato nga përfitimet e paligjshme.

Projekti që ne po fillojmë sot e ndryshon komplet lojën. Me 5,5 milion euro, përfshirë 2,4 milion për pajisje, i jep mundësi zyrave të prokurorisë, agjencive të zbatimit të ligjit (përfshirë BKH), autoriteteve tatimore e doganave dhe njësive të inteligjencës financiare, të ndërtojnë ekspertizën e duhur dhe të rrisin aftësinë e tyre për të zbuluar veprimtarinë e krimeve të rënda dhe atyre të organizuara,” u shpreh Soreca.

Ai shtoi se lufta ndaj krimit të organizuar është një nga prioritete kyçe për integrimin e vendit në BE dhe ka pritshmëri të larta.

Me mbështetjen e 15 milion € të investuara nga BE për policinë dhe doganat në 4 vitet e fundit, si dhe ngritjen e Byrosë së Hetimit, Shqipëria duhet të jetë gati për luftën, përfundoi Soreca.

LEXO  Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve propozon regjistër kombëtar për abuzuesit seksuale ndaj të miturve

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme