BE reagon për akuzat ndaj ambasadorit Soreca: Fushatë shpifje kundër tij

Nga Exit News
BE reagon për akuzat ndaj ambasadorit Soreca: Fushatë shpifje kundër tij

Bashkimi Evropian i ka quajtur “fushatë kundër kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri”, akuzat e disa prej Përfaqësuesve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një deklaratë për median u shpreh se:

“Duket se ka një fushatë kundër Shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Më duhet të them se pretendimet dhe iniciativat nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri të ngritura kundër Ambasadorit të Delegacionit janë të pabazuara dhe shpifje.

Ambasadori Soreca, Shefi ynë i Delegacionit, ka mbështetje dhe besim të plotë dhe të patundur nga drejtuesit e lartë të Komisionit Evropian dhe EEAS (shërbimit të jashtëm) për punën e madhe që po bën në terren në interes të BE-së, marrëdhënieve BE-Shqipëri dhe në interes të popullit shqiptar.

Ne do të vazhdojmë fuqimisht të mbështesim reformën në drejtësi në Shqipëri dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në vend që të mbështesin zbatimin e vazhdueshëm të reformave në drejtësi: sepse përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në ndjekjen e reformës në drejtësi dhe vetingu i gjyqësori tashmë po jep rezultatet e para të prekshme dhe ato nuk mund të dalin nga shinat ose të ngadalësohen “.

22 përfaqësues të Aleancës për Teatrin paditën të hënën në SPAK ambasadorin Soreca për akuzën e ndikimit për llogari të kryebashkiakut Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>