BE regjistron mbi 450 000 vdekje shtesë nga marsit deri në nëntor të 2020

Nga Exit News
BE regjistron mbi 450 000 vdekje shtesë nga marsit deri në nëntor të 2020

Bashkimi Europian ka regjistruar mbi 450 000 vdekje shtesë nga marsi deri në nëntor të 2020, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, sipas të dhënave të BE.

Rritja prej 40% mbi mesataren arriti kulmin në nëntor, sipas të dhënave të Eurostat.

Studiuesit llogaritën “vdekjet e tepërta” duke i krahasuar me mesataren e vdekjeve nga 2016 deri në 2019.

Ata përdorën të dhënat e të gjithë vendeve të BE përveç Irlandës, e cila nuk pranoi të jepte informacion, raporton Politico.

Shifrat e nëntorit patën një rënie në Prill, gjatë valës së partë të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe numri i vdekjeve u ul me 25% mbi mesataren.

Pas prillit numrat ranë në fillim të verës, por filluan të rriteshin ndjeshëm nga gushti dhe më vonë.

Në nëntor “piku i pandemisë” ishte më i theksuar në Bullgari, Poloni dhe Slloveni,  të cilat shfaqën një rritje mbi 90% pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve në Prill.

Ndikimi nuk u ndie vetëm nga vendet që u “kursyen” nga vala e parë. Në nëntor, Belgjika pa një rritje gati 60%, ndërsa Italia dhe Austria 50% rritje.

Rritja në Belgjikë ishte veçanërisht e theksuar, duke pasur parasysh faktin se vendi pa gati shtatë% më pak vdekje në korrik sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

Eurostat theksoi se të dhënat nuk bëjnë dallim midis shkaqeve të ndryshme të vdekjes.

Sidoqoftë, tha se llogaritja e vdekjeve shtesë jep një “masë të përgjithshme të ndikimit të vdekshmërisë së pandemisë COVID-19”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>