BE sanksione ekonomike ndaj Turqisë

Nga Exit News
BE sanksione ekonomike ndaj Turqisë

BE po konsideron vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë lidhur me aktivitetin e saj të kërkimit të naftës në Mesdheun Lindor ndërsa i bëri thirrje Ankarasë që të përfshihet në dialog, njoftoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten.

“Ne duhet të ecim drejt dialogut dhe në të njëjtën kohë të tregojmë forcë kolektive në mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta,” u tha Borrell gazetarëve pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, në Berlin, raportoi Politico.eu.

BE mund të godasë ekonominë e Turqisë në fushat ku “është më shumë e lidhur me ekonominë evropiane”, tha Borrell për sanksionet e mundshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas gjithashtu tha se udhëheqësit e BE-së në samitin e tyre të ardhshëm do të diskutojnë “intensifikimin” e dialogut me Turqinë.
Ministrat e jashtëm të BE-së arritën gjithashtu një marrëveshje politike mbi Bjellorusinë për të ecur përpara me sanksionet kundër “individëve të zgjedhur përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve dhe veprimet e mëpasshme” në  protesta, tha Borrell. Lista e sanksioneve duhet të “përfshijë individë në nivelin e lartë politik” në Bjellorusi, shtoi ai.
Borrell tha se do të duheshin disa javë të tjera për të përfunduar listën e sanksioneve dhe ende nuk e dinte se kush politikanë bjellorusë do të përfshiheshin në të.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme