BE ka vendosur t’i shkurtojë Turqisë me 75% fondet e parashikuara më parë nga procesi i anëtarësimit.
Deutsche Welle raportoi se vendimi është marrë si rezultat i konflikteve që Turqia po krijon për burimet e gazit në Mesdhe dhe operacionin luftarak që ndërmori në Siri pak muaj më parë.
Si pasojë e reduktimeve Turqia do të marrë vetëm 168 milionë euro, shumë prej së cilës 150 milionë do të jepen për forcuar sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Për çështjen e burimeve të gazit, Turqia akuzohet se ka kryer hulumtime në brigjet e Qipros duke shkelur sanksionet e vendosura nga BE-ja. Situata lidhet edhe me faktin se Izraeli, Qipro dhe Greqia kanë rënë dakord të shfrytëzojnë rezervat e juglindjes së Mesdheut përmes një projekti gazsjellësi me BE-në.
Turqia nisi bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por bisedimet patën ngecur për vite me radhë për shkak të shqetësimeve që janë ngritur rreth nivelit të demokracisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.
Marrëdhënia u shtensionua disi pas krizës së refugjatëve, që nxiti BE-në të arrinte një marrëveshje për bisedime të përshpejtuara për anëtarësim në vitin 2016. Në këmbim të frenimit të refugjatëve Turqisë iu ofruan 3,5 miliardë euro.