BE shtyn konferencën e parë me Shqipërinë: Ka ende probleme

Nga Exit News
BE shtyn konferencën e parë me Shqipërinë: Ka ende probleme

Zhvillimi i konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të varet nga puna për reformat e kërkuara, ndërsa konferenca me Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet brenda vitit 2020.

Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Heiko Maas u shpreh:

“Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë.”

Ministri theksoi se BE-ja nuk mund t’i mbyllë sytë përpara problemeve që ka Shqipëria dhe ato që po shkakton në vendet europiane përmes emigrantëve të paligjshëm:

“Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Maas duke iu referuar të dhënave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, sipas së cilit 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare shënon hapjen praktike të negociatave mes Shqipërisë e BE-së.

Në mars, bashkë me vendimin për hapjen e negociatave, Shqipërisë iu vunë disa kushte që duhet të plotësoheshin para zhvillimit të konferencës.

Progres raporti i publikuar më 6 tetor gjeti se Shqipëria ka plotësuar shumicën e kritereve për nisjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. I vetmi kriter që nuk ishte përmbushur, sipas raportit, është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>