BE shtyn shqyrtimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të paktën për në dhjetor

BE shtyn shqyrtimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të paktën për në dhjetor

BE duket se ka zgjedhur ta shtyjë sërish për një datë tjetër shqyrtimin e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas dështimit të djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për dakordësimin e hapjes së negociatave, Presidenca finlandeze e BE-së ka propozuar heqjen e çështjes nga axhenda e Këshillit Europian dhe rimarrjen e saj në një mbledhje të ardhshme.

Ende nuk ka një datë të re, por me shumë gjasa çështja do të rishqytohet në dhjetor 2019, kur do të zhvillohet samiti i rradhës i Këshillit Europian.

Në të njejtën mënyrë Këshilli Europian veproi në muajin qershor, kur vendimi u hoq nga axhenda e Këshillit Europian dhe u shty për në tetor.

Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia që, megjithatë, vetë Këshilli Europian të vendosë nesër ta shtojë në axhendë dhe shqyrtojë këtë çështje, nëse do të ketë ndonjë zhvillim krejtësisht të papritur, por kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>