BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë për vaksinën kundër COVID-19

Nga Exit News
BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë për vaksinën kundër COVID-19

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, u ka bërë thirrje të dy vendeve të bashkëpunojnë në përputhje me zotimet e marra gjatë dialogut, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”

Në përgjigjen e saj BE, nuk shprehet rreth kritikave nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”.

Serbia dërgoi një sasi dozash të vaksinës kundër koronavirusit në veri të Kosovës në fund të dhjetorit, dhe kjo, nga qeveria e Kosovës u konsiderua si akt “joligjor” duke paralajmëruar edhe masa.

Ndërsa në konferencën e fundit për media, vitin e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi vendi tij do të vazhdojë të kujdeset për njerëzit në Kosovë, duke shtuar se Serbia nuk rrezikon askënd duke dërguar një dozë vaksinash në veri të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>