BE thirrje qeverisë së re në Kosovë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Nga Exit News
BE thirrje qeverisë së re në Kosovë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje qeverisë së ardhshme të Kosovës të vazhdojë angazhimin për dialogun me Serbinë.

Përmes një deklarate të përbashkët, shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaruan se rruga e Kosovës drejt integrimit europian shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Rruga evropiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”

Borrell dhe Varhelyi deklaruan se janë në pritje të krijimit të Kuvendit e qeverisë së re si dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

“Bashkimi Evropian do të vazhojë të angazhohet me autoritetet, me qëllim të mbështetjes së Kosovës në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën evropiane. Kjo kërkon që Kosova të avancojë në reforma, të drejtuara nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimii dhe Agjenda Evropiane e Reformave, si dhe nga bashkëpunimi rajonal”,përfundon deklarata e tyre.

 

4 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>