BE vendos kushte për njohjen e talebanëve

Nga Exit News
BE vendos kushte për njohjen e talebanëve

Bashkimi Evropian do të duhet të bashkëpunojë me talebanët, por nuk do të nxitojë në njohjen zyrtare të grupit militant islamik si drejtues të Afganistanit, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.

Gunnar Wiegand, drejtori  i Komisionit Evropian për Azinë dhe Paqësorin, tha gjithashtu se BE po planifikon 300 milionë euro në buxhet për mbështetjen e 30 mijë refugjatëve afganë.

Wiegand tha se marrëdhëniet zyrtare me talebanët do të krijoheshin vetëm nëse grupi: krijon një qeveri gjithëpërfshirëse, krijon një rrugë kalimi të sigurtë për ata që duan të largohen, përmbahet nga hakmarrja kundër punonjësve afganë të forcave perëndimore dhe qeverisë së mëparshme;  parandalon kthimin e Afganistanit në një parajsë për terroristët, respekton të drejtat e njeriut dhe aksesin e lirë për punonjësit e ndihmës.

Dy javë pas marrjes së kontrollit mbi kryeqytetin, Kabul, talebanët ende nuk kanë emëruar një administratë apo të zbulojnë sesi ata synojnë të qeverisin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>