BE vërejtje Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Nga Exit News
BE vërejtje Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Bashkimi Evropian sërish ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën në Jerusalem.

Ky koment nga blloku evropian vjen një ditë pasi Kosova njoftoi se edhe zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem.

“BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së lidhur me çështjen e Jerusalemit,” u shpreh zëdhënësi i BE-së Peter Stano të hënën.

Pozicioni i BE-së është i njohur mirë dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 478, e vitit 1980, që thërret të gjitha shtetet anëtare të OKB-së që të tërheqin misionet e tyre diplomatike në Izrael nga Jerusalemi. Të gjitha shtetet e BE-së, sikur edhe delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, tha Stano.

Stano shtoi se statusi përfundimtar i Jeruzalemit si një kryeqytet i ardhshëm i të dy shteteve duhet të gjendet përmes negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Më lejoni të kujtoj se Kosova ka identifikuar integrimin në BE si përparësinë e saj strategjike dhe pritet të veprojë në përputhje me këtë angazhim,” tha ai.

Një gazetar kosovar pyeti se cilat mund të jenë pasojat për Prishtinën, dhe çfarë i djep  BE-së të drejtën të kërkojë që Kosova të futet në radhë, ndërkohw qw nuk njihet nga pesë vende të BE-së dhe  nuk mund të bëhet një kandidat i BE-së apo të lejohet liberalizimi i vizave.

Stano u pwrgjigj se ishte logjike që BE do të priste që Kosova të përparonte në rrugën e saj të integrimit, duke njwjtwsuar politikat dhe parimet me BE. Ai shtoi se nga 2008 në 2020, BE ka shpenzuar 2 miliardë € për të ndihmuar Kosovën të zhvillohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>