BE: Zgjedhjet në Malin e Zi të rregullta e demokratike, presim krijimin e qeverisë së re

Nga Exit News
BE: Zgjedhjet në Malin e Zi të rregullta e demokratike, presim krijimin e qeverisë së re

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi lëshuan një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve në Malin e Zi, ku presin formimin e qeverisë së re si dhe vazhdimin e reformave për tu anëtarësuar në BE.

Ata theksojnë se zgjedhjet ishin demokratike e të qeta pavarësisht diskutimeve në lidhje me nacionalitetin, apo çështjes së kishave si dhe mbulimit mediatik të fushatës së partive të tjera opozitare.

“Presim me vëmendje konstituimin e një parlamenti të ri dhe formimin e një qeverie të re që do të vazhdojë rrugën e qëndrueshme të Malit të Zi drejt BE. Mali i Zi është mjaft i avancuar në procesin e tij të anëtarësimit në BE dhe muajt në vazhdim duhet të përdoren për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ku pika kryesore e ardhshme është përmbushja e standardeve për Kapitujt 23 dhe 24 për Sundimin e Ligjit .”

Borrel dhe Varhelyi pohojnë se BE do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>