Becchetti reklamon me banderolë në Romë fitoren në arbitrazh kundër Shqipërisë

Becchetti reklamon me banderolë në Romë fitoren në arbitrazh kundër Shqipërisë

Biznesmeni italian Francesco Becchetti kërkon që të gjithë të dinë se si ai fitoi gjyqin në arbitrazh kundër Shqipërisë për të cilin duhet të marrë 111 milionë euro.

Në Piazza di Spagna në Romë, ai ka paguar për vendosjen e një posteri ku përbri një fotoje të tij shkruhet:

“Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova.”

Becchetti ka hapur gjithashtu një faqe interneti të quajtur ‘parlo io’, (flas unë)

Në këtë faqe përshkruhet shkurtimisht vendimi i arbitrazhit në favor të sipërmarrësit italian.

Aty nënvizohet se në Shqipëri u ngrit një fushatë politike e motivuar nga qeveria kundër televizionit Agon Channel dhe se hetimet e prokurorisë ishin të qëllimshme. Sipas asaj që shkruhet në këtë faqe, gjykata e arbitrazhit në arsyetimin e saj thotë se:

“Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin”

Në fund është lënë një hapsirë ku njerëzit mund të dërgojnë pyetje.

Historiku i çështjes Becchetti kundër Shqipërisë

Vendimi për dëmshpërblimin u morr më 2 prill 2021 nga Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore.

Sipas vendimit të ICSID, qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Beccheti ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në Austri, deri në likujdimin e detyrimit nga shteti shqiptar.

Duke filluar që nga vitit 2014, Becchetti dhe kompanitë e tij kane hapur një sërë çështjesh kundër Shqipërisë pranë arbitrzhit dhe gjykatave ndërkombëtare.

Janë hapur dhe zhvilluar katër proces arbitazhi prej të cilave 3 janë fituar nga Shqipëria ndërsa çështja për konfiskimin e aseteve u humb dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit 111 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>