Belgjika i kërkon mjekëve dhe infermierëve asimptomatik të vazhdojnë punën

Nga Exit News
Belgjika i kërkon mjekëve dhe infermierëve asimptomatik të vazhdojnë punën

Disa mjekëve dhe infermierëve në Belgjikë, të cilët kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 u është kërkuar të vazhdojnë të punojnë nëse nuk kanë simptoma, ka raportuar BBC.

Kjo kërkesë u bë nga disa spitale në qytetin e Liège në Belgjikë, ndërsa rriten shtrimet në spitale.

Ky qytet është një nga më të prekurit në Evropë. Spitalet në këtë qytet kanë filluar transferimin e pacientëve diku tjetër dhe anuluan të gjithë operacionin jo urgjent dhe situata po përkeqësohet nga mungesa e stafit.

Një e katërta e stafit mjekësor në Liège raportohet të jetë e infektuar me Covid-19, raporton BBC, dhe 10% të stafit tjetër pozitiv  asimptomatik u është kërkuar të vazhdojnë të punën.

Presidenti i sindikatës së mjekëve, Dr. Philippe Devos tha se ekziston rreziku i transmetimit të virusit tek pacientët, por sistemi spitalor mund të bllokohet brenda ditësh nëse nuk ndërmerren veprime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>