Belgjika, Italia e Holanda ndalojnë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar

Nga Exit News
Belgjika, Italia e Holanda ndalojnë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar

Belgjika, Italia dhe Holanda kanë ndaluar udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19.

Kjo masë vjen pasi miliona njerëz në Londër dhe jug-lindje të Anglisë nisën ditën e tyre të parë nën regjiimin e ri të masave të rrepta.

Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, tha se lloji i sapo identifikuar i virusit ishte “jashtë kontrollit”.

Belgjika po pezullon fluturimet dhe linjën e trenit Eurostar që vjen Britania. Kryeministri, Alexander De Croo, i tha kanalit televiziv belg VRT se ndalimi do të ishte në fuqi për të paktën 24 orë.

Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se qeveria kishte vendosur të vepronte pasi Mbretëria e Bashkuar “ngriti alarmin për një formë të re të Covid si rezultat i një mutacioni të virusit”.

Bllokimi i Holandës hyri në fuqi nga mëngjesi dhe do të zgjasë deri në 1 Janar.

Gjermania po shqyrton ndalimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Afrika e Jugut, ku gjithashtu janë zbuluar raste të variantit të ri, raporton Agence France-Presse.

Franca po konsideron gjithashtu pezullimin e fluturimeve dhe trenave nga Britania njoftoi Televizioni BFM.

Qeveria spanjolle tha se i kishte kërkuar Komisionit Evropian dhe Këshillit që të dilnin me një “përgjigje të përbashkët, të koordinuar” për situatën, por shtoi se do të “veprojë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve spanjollë” nëse nuk kishte një reagim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>