Belgjika mbyll baret dhe restorantet

Nga Exit News
Belgjika mbyll baret dhe restorantet

Belgjika ka vendosur mbylljen e bareve dhe restoranteve për një muaj, duke nisur nga e hëna, për të luftuar rritjen e rasteve të koronavirusit, tha Kryeministri Alexander De Croo në një konferencë shtypi të premten, sipas Politico.eu.

Deri më tani, lokalet ishin të mbyllura vetëm në Bruksel.

Kryeministri lajmëroi vendosjen e shtetrrethimit, nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, siç po zbatohet në zonën e Walloon Brabant dhe Luksemburgut.

Për më tepër, numri i kontakteve sociale do të kufizohet. Deri tani, belgët ishin të lejuar të kishin kontakte të ngushta me deri në tre persona jashtë shtëpisë së tyre. Kjo tani është reduktuar në një. Ndërkohë, keshillohet puna nga shtëpia kudo që nuk mund të zbatohet protokolli i sigurisë.

Ndërsa përgjegjësia për mbylljen e shkollave është e qeverive rajonale. Shkollat ​​frëngjishtfolëse e kanë zgjatur pushimin gjysmëmujor të vjeshtës me tre ditë, deri më 11 nëntor, për të frenuar përhapjen e virusit.

Në Belgjikë  ka mesatarisht pothuajse 5,500 infeksione të reja në ditë, ndërsa numri i njerëzve të shtruar në spital dhe numri i vdekjeve vazhdon të rritet.

Në një deklaratë për median, Belgjika dhe Hollanda së bashku u bënë thirrje qytetarëve të shtyjnë çdo udhëtim jo-të domosdoshëm midis vendeve. Kufiri mbetet i hapur, dhe ata që kanë nevojë të udhëtojnë duhet të respektojnë masat paraprake gjatë vizitës së tyre dhe pas kthimit të tyre

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme