Belgjika ndaloi të martën udhëtimet nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të varianteve të reja të koronavirusit.
Ndalimi përfshin transportin ajror, detar, hekurudhor dhe tokësor, madje dhe tranzitin.
Përjashtim do të bëhet vetëm për punonjësit dhe diplomatët të cilët provojnë se udhëtimi i tyre është thelbësor .
Ndërkohë rezidentë belgë mund të kthehen në vend.
Belgjika është i disati vend në BE që ndaloi udhëtimet me këto vende. Gjermania, Franca dhe Hollanda vendosën ndalimin e udhëtimit nga këto vende.