Ben Blushi: LIBRA nuk bën koalicion parazgjedhor

Kreu i LIBRA, Ben Blushi deklaroi se, partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhje. Në një intervistë për “ABC News”, ai u shpreh optimist se LIBRA do të ketë një rezultat surprizë në 18 qershor, ndërkohë që kritikoi sistemin zgjedhor. Ai u shpreh se çdo parti duhet të masë forcat e vetme në zgjedhje. Megjithatë ai nuk hedh poshtë një koalicion paszgjedhor. Blushi foli dhe për rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin ku ai fitoi duke marrë 95 % të votive.

“Ajo që dua të them është që LIBRA është një parti e hapur, një organizatë transparente, ku gjithkush voton, thotë mendimin e tij dhe që nuk ka asnjë krahasim me asnjë nga këto parti të vjetra, si PS, PD, LSI apo kë të doni ju, ku nuk ka votim. Ka vetëm emërim”,- tha Blushi.

Zgjedhjet për kryetarin e LIBRA u zhvilluan në mënyrë elektronike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>