Beogradi ndryshon emrat e rrugëve të lidhura me ish-Jugosllavinë

Nga Exit News
Beogradi ndryshon emrat e rrugëve të lidhura me ish-Jugosllavinë

Bashkia e Beogradit po planifikon të ndryshojë emrat e rrugëve të mbetura nga periudha e Jugosllavisë, me qëllim fshirjen e kujtimeve të asaj periudhe, raporton gazeta serbe “Večernje novosti”.

Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesić, tha se rrugët në Beograd duhet të mbajnë emrat e njerëzve që kanë lidhje me Serbinë, me vendet dhe popujt miqësorë me të, dhe me ata që i kanë shërbyer njerëzimit.

“Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të ndryshojmë emrat e të gjitha rrugëve të emërtuara nga ata që nuk kanë më lidhje me Serbinë, si dhe zonat ku asgjë që vjen nga Serbia nuk është e mirëpritur,” theksoi Vesić.

Ai kujtoi që Beogradi, si kryeqytet, përfaqësonte tërë ish-Jugosllavinë me emra rrugësh ose monumentesh, por që nuk ishte normale që asnjë qytet në ish-republikat të mos kishte Rrugën e Beogradit, përveç Podgoricës dhe Shkupit.

Vesić tha për median serbe “Večernje novosti” se emri i Rrugës Kumanovska nuk do të ndryshojë, sepse Beteja e Kumanovës gjithashtu dëshmon për veprat heroike serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>