Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste, Ilir Beqaj, është shprehur se ata i kanë të garantuara 72 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Deputeti i Beqaj kur foli në një intervistë për A2, për pritshmëritë e mazhorancës aktuale nga zgjedhjet e 25 prillit. Ripërsëritja e rezultatit të 4 viteve më parë duket të mos ketë gjasa të ndodhë për ish-ministrin e Shëndetësisë, por ai shprehet i sigurt për një mazhorancë absolute.
“Unë besoj se, çfarëdo që të ndodhë, ne nuk biem nën 72 mandate, bazuar në vlerësimin tim qark pas qarku. Mund të mos marrim dot 78, por në vlerësimin tim, ne minimalisht 72 mandate i kemi të garantuara”.
Beqaj kërkoi një mandat të tretë për PS, pasi sipas tij ata janë e vetmja forcë që mund të përballen me sfidat që i hapen Shqipërisë. Ata që ka bërë PS në 14 muaj se ka bërë asnjë për Shqipërinë në 30 vite shtoi Beqaj.
“Ne jemi e vetmja forcë që kemi edhe vendosmërinë edhe zotësinë për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë në dekadën e re, edhe në kontekstin e pandemisë. Kush ka marrë angazhime në vitin 2013, i ka përmbushur dhe tejkaluar. Ka bërë edhe në rastin e tërmetit, në 14 muaj, atë që s’ka bërë në 30 vjet asnjë vend tjetër. Ne kemi për 12 muaj nga dita e tërmetit shkolla të përfunduara”