
Dy pronarët e dy restoranteve në Berat u gjobitën me një milionë lekë, pasi nuk kishin respektuar rregullat në shkelje të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.