Berisha akuzon Bashën se shpërfilli bazën e partisë

Nga Exit News
Berisha akuzon Bashën se shpërfilli bazën e partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PD Lulzim Basha se shpërfilli anëtarësinë e partisë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të hënën.

“Ish kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë”, shkroi në Facebook Berisha pas reagimit të PD lidhur me deklaratat e Bashës në mbledhje.

Në një deklaratë zyrtare të PD, thuhet se Basha “në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë…si antiamerikane”.

Gjatë mbledhjes, Basha u shpreh se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk do të vihet në diskutim dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar edhe nëse Berisha mbledh 1500 firma.

Deklarata e Berishës vjen një ditë para se ai zhvillojë një takim me anëtarë të PD në Fier, pjesë e turit që nisi një javë më parë në Tiranë.

Berisha njoftoi javën e kaluar se do të mbledhë 1500 firma për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të rifutur të drejtën e mbajtjes së referendumit në statut.

Statuti kërkon që një e katërta e anëtarëve të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>