Berisha: Heqja e Topallit dhe të tjerëve në 2017-ën gabim i Lulzim Bashës

Berisha: Heqja e Topallit dhe të tjerëve në 2017-ën gabim i Lulzim Bashës

Heqja e Jozefina Topallit dhe e disa drejtuesve të tjerë të PD-së ka qënë një gabim i Lulzim Bashës. Kështu u shpreh ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë një bisede, në Hard Talk, me Roland Qafokun, në Fjala TV, të hënën në mbremje.

Sipas statusit të PD-së, Jozefina Topallit i takon të kandidojë automatikisht si deputete.

Berisha e quajti heqjen e tyre nga lista e 2017-ës të paargumentuar. Gjithashtu, Berisha konfirmoi se do të jetë sërish deputet.

Më poshtë shkëmbi i plotë i zotit Berisha me gazetarin Roland Qafoku:

Qafoku: A është normal Doktor që një figurë si Jozefina Topalli por edhe të tjerë nuk do të jenë në listën për deputet të PD-së?

Berisha: Unë nuk besoj se më takon të hyjë në emra të veçantë. PD ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij. Unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimin e tyre nga lista e 2017, nuk i heq asgjë. Por siç di unë me statutin aktual të PD-së Jozefina Topallit i takon të kandidojë. Jozefina për shkak të heqjes nga lista pa një vendim të argumentuar

Qafoku: A e cilësoni gabim të Bashës, atë që nuk e vendosi në listë?

Berisha: E kam thënë unë atë. Për mua pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë por edhe disa të tjerë. Unë e kam shpall disa herë nuk e mohoj. Në vlerësimin tim. Nuk jam më njeriu që drejton PD-në. Por ata ishin njerëz me kontribute.

Ndaj Jozefina është shprehur se nuk pranon kandidimin.

Qafoku: E cuditshme është që ju nuk e keni mbështetur Topallin. Pavarësisht se ka qënë shumë kritike.

Berisha: Ajo ka mendmet e saj unë të miat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>