Berisha: Heshta ndaj shkelmimit të normave brenda PD

Nga Exit News
Berisha: Heshta ndaj shkelmimit të normave brenda PD

Ish-kryeministri Berisha kërkoi ndjesë në takimin me demokratët në Durrës për atë që ai e quajti heshtje ndaj “shkelmimit të normave dhe parimeve të Partisë Demokratike”.

Në takimin e radhës me demokratët, Berisha pranoi në Durrës se pavarësisht se kishte ngritur zërin kundër qeverisë së Edi Ramës ai kishte bërë gabim që kishte heshtur për zhvillimet në PD.

“Unë nuk ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzektuan politikisht njerëz që kishin 20 vite kontribut. I kërkova Bashës të japë dorëheqjen pas 2017, problemi është se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte përgjegjësitë për humbjen në 2017”, tha Berisha.

Berisha shtoi se aryseja pse nuk kishte ndërmarrë këtë proces ishte se nuk kishte ndërmend të kthehej më në krye të PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>