Berisha i përgjigjet Ambasadores Yuri Kim: Dosjet mbi mua janë shpifje

Nga Exit News
Berisha i përgjigjet Ambasadores Yuri Kim: Dosjet mbi mua janë shpifje

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se dosjet për korrupsionin e tij të dërguara në Departamentin Amerikan të Shtetit, DASH janë të pavërteta.

Në takimin me strukturat e PD-së në Fier, Berisha ju përgjigjë deklaratave të Ambsadores së SHBA-ve Yuri Kim tek Zëri i Amerikës:

“Miqtë e mi, ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në Zërin e Amerikës se habitem se si njerëzit bëjnë të paditurin.

Më lejoni t’ju them këtu para jush, para të gjithë shqiptarëve, zonja ambasadore ke thënë këtë, por ke thënë edhe diçka tjetër.

I ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që kanë dosje.

DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të NGO-ve, të organizatave të shoqërisë civile, në raporte të mediave, në raporte të qeverisë së Edi Ramës, raporte antikorrupsion që nuk janë botuar kurrë.

Unë nuk kam thënë kurrë ndonjëherë që nuk janë dosjet, por ato janë të tëra shpifje dhe vetëm shpifje”.

Berisha ka treguar se Rama prej dy vitesh u përpoq të dërgonte në prokurori vendimet e qeverisë Berisha, por ato u kthyen si kërkesa të pabaza:

“Edi Rama dy vite me radhë me Engjëll Agaçin ka çuar me dhjetëra e dhjetëra vendime të qeverisë, të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>