Berisha në Vlorë: Basha asgjesoi pluralizimin, kontributi i SHBA-ve nuk justifikon shkeljen e votës

Berisha në Vlorë: Basha asgjesoi pluralizimin, kontributi i SHBA-ve nuk justifikon shkeljen e votës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Vlora, ku kishte turin e radhës se kryetari aktual i PD-së kishte asgjesuar pluralizmin me vendimin e tij për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

“Votat e qytetarëve, vlerat e lirisë e kanë bërë Amerikën më të madhe se çdo gjë tjetër, se çdo pasuri që ajo ka. Ndaj dhe ne u qëndrojmë atyre,” u shpreh Berisha.

Ndërsa, përsa i përket SHBA-ve ai përsëriti sërish qëndrimin se nëse DASH ka prova duhet t’i paraqes para gjykatës së Parisit.

Berisha la të kuptohej se kontributi historik i SHBA-ve, për të cilin u shfaq mirënjohës, nuk mund të ishte arsye për të shkelur mbi votën e qytetarëve, duke iu referuar deklaratae të një dite më parë të ambasadores amerikane.

“A mund të imagjinojë kush se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan do të imagjinon se do dilte një përfaqësues i tyre dhe do u thoshte shqiptarëve, votoni ju pa ua them unë se kush do hyjë në parlament. A mund të ndodhte kjo? Kjo ishte gjëja më e pabesueshm!,” tha Berisha.

Ai po ashtu përsëriti akuzën se Basha është peng i kryeministrit Rama, duke thënë:

“Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, ka asgjësuar pluralizmin në Shqipëri, ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit, për mbrojtjen e demokracisë”.

Berisha e bëri Bashën përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve dhe për heshtje ndaj kauzave me rëndësi kombëtare, si rasti i Open Balkans, për të cilin tha se PD nuk ka thënë gjysmë fjale, ndonëse ajo shkon përkundër interesit kombëtar.

“…keni dëgjuar PD-në të thotë një fjalë për minishengenin, për “Ballkanin e hapur”? Ja ku janë rezultatet, janë tanket në kufijtë e Kosovës, bombarduesit e Beogradit në kufijtë e Kosovës. Pse mor komb jetim jemi ne? Ne nuk jemi komb jetim, i dalim Zot!,” tha Berisha.

Ai shtoi se Open Balkans shkon edhe kundër Procesit të Integrimit, që garanton integrimin në BE, pasi aty vendet përfaqësohen si të barabarta.

Në fund, Berisha tha se ai e ka kritikuar dhe udhëzuar Bashën vazhdimisht, por nuk ka ndërhyrë më tej dhe se ndjehej fajtor që nuk kishte kërkuar dorëheqjen e tij në 2017.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>