
Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë nga dita e enjte takimin me anëtarët e PD-së, në Tiranë.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësin e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, u shpeh ai për Syri.net.
Ai u shpreh se “lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”.