Berisha: Një bashkëqeverisje PD-PS, fatalitet për vendin

Berisha: Një bashkëqeverisje PD-PS, fatalitet për vendin

Ish-kryeministri Berisha, në konferencën për shtyp të thirrur të enjten pasdite, deklaroi se bashkëqeverisja PD-PS do të ishte fatalitet për vendin.

Një bashkëqeverisje do të ishte fatalitet për Shqipërinë dhe nuk i shërben vendit. Vendit  i duhen zgjedhje të lira dhe jo bashkëqeverisje,” u shpreh Berisha.

Duke folur për akuzat për korrupsion, ai shtoi se qeveria Berisha nuk i ka ikur përgjegjësisë për hetimin e  Gërdecit.

Sali Berisha është autori i heqjes së imuniteteve. Ish-ministri Fatmir Media pas ndodhisë në Gerdec i kemi hequr imunitetin. Qeveria ka detyrë të heq imunitetet,” tha Berisha.

Me herët, ai njoftoi se do të padiste për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit, në lidhje me vendimin për të përcaktuar familjen Berisha si të papërshtatshme për të hyrë në SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>