Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takimin e 4-të me strukturat e PD-së në Durrës, të mërkurën, në orën 18:00.
Ai e njoftoi takimin në faqen e tij në Facebook si dhe ftojë demokratët t’i bashkohen.
Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka ndërmarrë një aksion politik për largimin e kryetarit Lulzim Basha. Në 3 takimet e mëparshme, të mbajtura në Tiranë, Vlore e Fier, ai e ka akuzuar Bashën si të shitur tek Rama.
Ish-kryeministri ka nisur mbledhjen e 1500 firmave të anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë kundër Bashës.
Ndërkohë, Basha u shpreh javën e kaluar për median se nuk do të lejojë asnjë Kuvend partie të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve për shpalljen non-grata të Berishës.