Berisha paralajmëron se Rama do të lirojë Jaho Mulosmanin

Nga Exit News
Berisha paralajmëron se Rama do të lirojë Jaho Mulosmanin

Sali Berisha paralajmëroi se Kryeministri Rama po përgatitet të lirojë nga burgu Jaho Mulosmanin, të dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit në 14 shtator 1998, përpara selisë së PD-së.

Në një bisedë për Bledin Fevziun, ai ka deklaruar se vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje shtetërore, e organizuar nga SHIK. Ai akuzoi direkt kryetarin e atëherëshmë Fatos Klosi si porositësin e vrasjes së tij:

“Në pritë, po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Kurth. Kurthin e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të shërbimit, jo të Policisë. Radio e Shërbimit Informativ. Nga makina që u qëllua”.

Berisha tha se vrasja u krye nga banda e Haklajve, me kërkesë dhe me mbështetje të qeverisë së atëhershme. Ai tha se ekzekutorët u vranë më pas po nga shteti.

“Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarrë në emër të regjimit në Tropojën e Azem Hajdarit. E vrau shteti Azem Hajdarin”.

Ai tha se  nuk do të dëshmojë më për çështjen e Azem Hajdari, pasi e ka dhënë dëklaratën e tij shteruese. Ish-kryeministri pohoi se asnjëherë nuk është thirrur nga gjykata ose prokuroria për çështjen e Azem Hajdarit, sepse nuk ka qënë dëshmitar okular.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>