Berisha: Janë djegur 49 dosje të krimeve të rënda

Berisha: Janë djegur 49 dosje të krimeve të rënda

Ish-kryeministri Berisha thotë se janë djegur 240 kg drogë, si dhe 49 dosje të krimeve të rënda në laboratorin e kriminalistikës. Berisha publikoi, në profiline  tij në Facebook, edhe fotografinë e dhomës së djegur ku ishte vendosur laboratori i kriminalistikës së Policisë. Një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha, publikoi në Facebook lajmin se ishte djegur laboratori i kriminalistikës dhe se zjarrvënia sipas tij, ka qënë e qëllimshme për të asgjësuar dosje që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit në rrjete krimale të trafikut të drogës.

Sot, Berisha publikoi fotografinë e dhomës së djegur në godinën e Gardës së Republikës, ku ishte zhvendosur laboratori i kriminalistikës, për shkak se po rikonstruktohet godina e Ministrisë së Brendshme. “Foto e laboratorit të Policisë Shkencore të djegur nga çunat e krimit, së bashku me 240 kg drogë dhe 49 dosje të krimeve të rënda. Dje në mëngjes, porositësit e djegies bënë çdo gjë për të mos nisur hetimet!”, shkruan Berisha.

Policia sqaroi se kishte rënë zjarr në koridorin e godinës, por sipas njoftimit për shtyp, nuk kishte asnjë dëmtim të dosjeve. Policia sqaroi se zjarri ishte shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>