
Bernie Senders, ish-kandidati demokrat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbështeti të hënën kandidaturën e Joe Biden.
Në një bashkëbisedim virtual të organizuar mes dy ish-rivalëve të Partisë Demokratike, Sanders i tha Bidenit:
“Do t’u kërkoj gjithë amerikanëve të bëhen bashkë në këtë fushatë, për të mbështetur kandidaturën tënde [Biden], të cilën unë e mbështes, për të mundur presidentin më të rrezikshëm që ka parë ndonjëherë historia e SHBA-ve”.
Mbështetja publike e Sanders vjen rreth një javë pasi ai u tërhoq nga fushata e tij për të fituar kandidaturën për presidencialet.
Më 3 nëntor SHBA-të do të zhvillojnë zgjedhjet për president ku Joe Biden nga demokratët do të kandidojë përballë Donald Trump nga republikanët.