“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km”. Lajmi u bë i ditur nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Zoti Shehaj sqaroi se:
“Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro. Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro”.
Gjithashtu, Shehaj shprehet se rritja e kostove për ndërtimin e rrugëve ka për qëllim vjedhjen e parave nga Kryeministri Rama dhe oligarkët e tij:
Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.
Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.
Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë.
Ai tha se “këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar”. Dhe “nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër”.
Sipas Shehajt, “ndëshkimi i të korruptuarve” është “i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë”.