“Pothuajse 1 në 2 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Shqiptarët me nivel të lartë të ardhurash, me arsim universitar, gratë dhe të papunët kanë më shumë gjasa të largohen nga Shqipëria”.
Ky është përfundimi i sondazhi i opinionit publik “Besimi në qeverisje” u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në 61 bashkitë e vendit për periudhën nëntor-dhjetor 2019.
Gjetjet kryesore të tij janë:
— “65 për qind e shqiptarëve nuk ndjehen “ të sigurt në jetën e përditshme. Shqetësimet kryesore lidhen me krimin, probleme të kujdesit shëndetësor, padrejtësinë, dhe pasigurinë për vendin e punës”.
— 87.5 për qind e të anketuarve e perceptojnë korrupsionin si një fenomen i përhapur. Institucionet më të korruptuara perceptohen gjykatat/gjyqësori, sistemi shëndetësor, prokuroria dhe qeveria.
— Sondazhi tregon se qytetarët nuk besoj tek transparenca dhe përgjegjësia e qeverisë vendore dhe qendrore. Në krahasim me vitin 2017, besueshmëria në llogaridhënie ka rënë “me 11 p.p. për qeverisjen vendore dhe 8 p.p. për qeverinë qendrore”.
— 78. 9 për qind e qytetarëve mendojnë se organizatat ndërkombëtare e kontrollojnë qeverinë, më pas renditet Kontrolli i Lartë i Shtetit (63.7%) dhe Parlamenti (53.4%).
— Ndërsa, institucionet më të besuara janë institucionet fetare me 65.6 %, të ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%).
— 52.7 për qind e shqiptarë besojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit, por 31.5 përqind besojnë se reforma në drejtësi nuk po zbatohet siç duhet.
— Prokuroria e Përgjithshme dhe gjykatat shihen si institucionet të varuara nga ndikimi politik. 60.5 për qind e shqiptarëve besojnë se “axhenda e gjykatave ndikohet “shumë” ose “jashtëzakonisht shumë” nga interesat politike”, ndërsa “59% e shqiptarëve e konsiderojnë prokurorinë si “shumë të ndikuar” ose “jashtëzakonisht të ndikuar” nga interesat politike”.
Sondazhi më tej tregon se për:
Median dhe Informacionin
— 57.2 për qind e shqiptarëve informohen nga televizioni, kryesishi të msohuarit. Ndërsa të rinjtë dhe ata me nivel të lartë ekonomik informohen nga mediat sociale dhe nga portalet.
— Shumica e shqiptarëve shprehen se nuk besojnë që media jep informacion të saktë.
— Gjithashtu, 58 për qind e qytetarëve mendojnë se media e kontrollon qeverinë dhe 47.8 për qind besojnë tek organizatat e shoqërisë civile (OSHC).
Përdorimi i teknologjisë
— 71.2% e shqiptarëve deklarojnë se janë të informuar për shërbimet online në vend që ofrohen nëpërmjet portalit e-Albania. Gjithsesi, ka mungesë ndërgjegjësimi mes shqiptarëve të moshuar, veçanërisht atyre mbi 65 vjeç.
— Shumica e njerëzve që kanë përdorur portalin e-Albania e konsiderojnë atë si funksional dhe të lehtë për t’u përdorur.
Rolin e gruas në qeverisje:
— 60 për qind e të anketuarve thanë se platforma ofron mundësi të mjaftueshme për të bërë komente apo për të dhënë sugjerime.
Shumica e shqiptarëve (76.5%) thonë se gratë janë po aq ta afta sa edhe burrat për të mbajtur poste publike.
— 6 nga 10 shqiptarë mendojnë se rritja e numrit të grave në këshillat bashkiakë ka një ndikim pozitiv në qeverisjen vendore.