Besnik Muçi kërkon shkarkimin e gjyqtarëve të vetingut në Gjykatën Adminstrative

Nga Exit News
Besnik Muçi kërkon shkarkimin e gjyqtarëve të vetingut në Gjykatën Adminstrative

Ish-gjyqtari Besnik Muçi kërkon shkarkimin e anëtarëve të KPK dhe KPA në Gjykatën Administrative.

Në një padi të siguruar nga Shqiptarja.com, Muçi cilëson si të pavlefshme aktet dhe procedurat me anë të cilave janë emëruar gjyqtarët e institucioneve të rivlerësimit të vetingut(Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit).

Për këtë arsye ai kërkon që ata të shkarkohen.

Besnik Muçi u konfirmua në detyrë nga KPK. Komisioneri kundërshtoi vendimin duke e apeluar në KPA.

Gjatë kohës së gjykimit të KPA, presidenti Meta zgjodhi Besnik Muçin anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Por KPA vendosi më vonë se ai duhej shkarkuar pasi nuk justifikonte pasurinë.

Presidenti Meta pranoi se Muçi duhej të tërhiqej por ky i fundit ka paralajmëruar se do të vijojë betejën e tij ligjore për t’u rikthyer në detyrë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>